Si Funksionon
Procesi i blerjes së veturës suaj koreane, hap pas hapi.
Shfletoni inventarin tonë ose na kontaktoni me preferencat tuaja. Ekipi ynë ju ndihmon të gjeni veturën ideale sipas buxhetit dhe nevojave. Mund të zgjidhni nga ofertat tona ose të kërkoni modele specifike sipas dëshirës.
Pas përzgjedhjes së veturës, ekipi ynë në Kore kryen kontroll të detajuar profesional. Verifikohet gjendja mekanike, karroceria, dokumentacioni dhe historiku i automjetit. Ju dërgohet raport i plotë me foto dhe video reale.
Pas konfirmimit tuaj, kryhet pagesa në llogarinë zyrtare të MG Auto Korea. Transporti organizohet me RORO çdo 20 ditë dhe vetura niset drejt portit. Dorëzimi në Durrës bëhet zakonisht brenda rreth 33 ditësh nga nisja.
Informacion i Rëndësishëm
MG Auto Korea është kompani e regjistruar në Kosovë. Të gjitha transaksionet realizohen përmes llogarisë zyrtare të kompanisë. Transporti nga Koreja e Jugut realizohet me RORO në intervale të rregullta, ndërsa koha mesatare e mbërritjes në Durrës është rreth 33 ditë nga data e nisjes.
Çdo veturë e shitur nga MG Auto Korea mbulohet me garancion për motorin dhe ndërruesin e shpejtësive.
Garancioni aplikohet në rast se gjendja e automjetit nuk përputhet me specifikat e paraqitura në fotografi dhe përshkrim gjatë shitjes.
* Garancioni është i vlefshëm vetëm kur vetura shfrytëzohet sipas udhëzimeve të prodhuesit. Çdo modifikim i paautorizuar e anulon garancionin.
Kontaktoni ekipin tonë për çdo pyetje rreth procesit të blerjes ose garancionit.
Na Kontaktoni në WhatsApp