Ndihmë

Pyetjet me Shpeshta

Gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth importit të veturave koreane.

Procesi i Blerjes

Zgjidhni veturën ose na dërgoni kërkesën tuaj. Ekipi ynë e kontrollon në Kore dhe ju dërgon foto/video. Nëse jeni të kënaqur, bëhet blerja dhe organizohet transporti me RORO. Dorëzimi bëhet brenda 33–40 ditësh.

Shfletoni inventarin tonë me foto dhe specifika. Mund të filtroni sipas markës, çmimit dhe vitit. Nëse nuk e gjeni atë që kërkoni, ne e kërkojmë për ju në tregun korean.

Po. Na dërgoni detajet (markë, model, vit, buxhet). Ju ofrojmë opsione brenda 24–48 orëve nga tregu i Koresë.

Pagesa dhe Çmimet

Pagesa bëhet me transfer bankar në emër të MG Auto Korea. Pas konfirmimit, nis menjëherë procesi i blerjes.

Çmimi zakonisht mbulon veturën në Kore. Shtesë janë transporti, dogana 10%, TVSH 18% dhe akciza sipas motorit.

Jo për momentin, por mund t'ju asistojmë dhe t'ju orientojmë drejt bankave në Kosovë që ofrojnë financim për vetura.

Dogana është 10%, TVSH 18%, ndërsa akciza varet nga motori dhe viti (300€ – 3000€+).

Transporti dhe Dorëzimi

Transporti nga Koreja e Jugut në Durrës me anije RORO zgjat mesatarisht 33–38 ditë nga data e nisjes. Dërgesat organizohen rregullisht çdo 20 ditë. Pas mbërritjes në Durrës, procedurat doganore zgjasin zakonisht 3–7 ditë, dhe më pas vetura transportohet drejt Kosovës.

Veturën mund ta merrni në njërën nga lokacionet tona: Zyra kryesore në Prishtinë ose Zyra në Prizren. Gjithashtu ofrojmë edhe dorëzim në shtëpi ose në lokacionin që ju përshtatet, me kosto shtesë sipas distancës.

Po. Pas nisjes nga Korea, ju dërgojmë të gjitha detajet e transportit, përfshirë informacionin e anijes dhe datat e parashikuara. Gjithashtu ju mbajmë të informuar deri në momentin e mbërritjes në port dhe dorëzimit.

Të gjitha veturat janë të siguruara gjatë transportit detar. Në rast dëmtimi, ne e trajtojmë situatën përmes sigurimit dhe ju ofrojmë zgjidhjen përkatëse pa shqetësim për klientin.

Garancioni dhe Cilësia

Çdo veturë e shitur nga MG Auto Korea vjen me garancion për motorin dhe kutinë e shpejtësive. Ai mbulon defekte mekanike dhe probleme të rëndësishme të transmetimit.

Çdo veturë kontrollohet nga ekipi ynë në Kore përpara blerjes. Verifikohet motori, frenat, sistemi elektrik, karroceria dhe historiku i servisimit. Punojmë me qendra profesionale inspektimi për të siguruar standard të lartë kontrolli.

Shumica e veturave kanë histori të pastër. Para blerjes ne kontrollojmë raportin e aksidenteve dhe historikun e automjetit. Në rast se një veturë ka pasur dëmtime, ju informojmë paraprakisht me transparencë të plotë.

Jo. Veturat me histori përmbytjeje nuk pranohen fare në procesin tonë të selektimit. Çdo njësi kontrollohet përmes databazave zyrtare koreane për të siguruar që nuk ka pasur dëmtime nga uji.

Dokumentacioni dhe Regjistrimi

Çdo veturë dorëzohet me dokumentacion të plotë, përfshirë librezën origjinale koreane, certifikatën e eksportit, faturën e blerjes dhe dokumentet e zhdoganimit në Kosovë. Të gjitha këto janë të mjaftueshme për regjistrim të rregullt të automjetit.

Veturat importohen si njësi individuale dhe regjistrimi bëhet nga pronari në Kosovë. Ne ju ofrojmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ju udhëzojmë gjatë procesit për ta bërë sa më të lehtë.

Pas mbërritjes së veturës në Durrës, procedura e doganimit zgjat zakonisht 3–7 ditë pune. Pas përfundimit të taksave dhe formaliteteve, vetura lirohet dhe transportohet drejt Kosovës për dorëzim.

Kontaktoni Ekipin Tonë

Keni pyetje rreth importit të veturave nga Koreja e Jugut? Jemi këtu për t'ju ndihmuar në çdo hap. Na kontaktoni lehtësisht përmes WhatsApp, telefonit ose vizitoni njërën nga zyrat tona, ekipi i MG Auto Korea është gjithmonë i gatshëm për ju.